Këngëtari Kosovar që erdhi nga Zvicra e quan idiot e të pashkolluar policin kosovar

Këngëtari Labinot Rexha është ankuar se si është gjobitur nga Policia e Kosovës, pas kthimit nga Zvicra.

Ai e ka ofenduar zyrtarin policor që e ka gjobitur, duke e quajtur idiot, të pa shkolluar, të pa diciplinuar dhe të mllefosur e inatosur, siç ka thënë, nga sukesi i tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rexha ka pretenduar se polici Fadil Krasniqi ka fyer familjen e tij dhe atë me fjalë banale dhe së në fund e ka gjobitur me 200 euro, derisa pas 5 minutave e ka gjobitur sërish me 30 euro.

Ai ka thënë se ka edhe video nga ky rast.