Kosovarët nuk mbushen mend, edhe për Ramazan po i vjedhin kapakët e pusetave

Komuna e Lipjanit ka shprehur sh qetësim lidhur me rastin e d ëmtimit dhe marrjen e kapakëve të ujëmbledhësve që po ndodhin në disa rrugë të qytetit nga siç i ka quajtur personat e papërgjegjshëm.

Komuna në një njoftim në Facebook ka theksuar se rasti i fundit ka ndodhur në rrugën prej udhëkryqit Gllogovc – Rubovc deri te stadiumi i qytetit ku janë d ëmtuar dhe janë marrë dhjetëra kapak të ujëmbledhësve.

“Komuna apelon tek të gjithë qytetarët që të lajmërojnë në organet kompetente të gjithea dukuritë negative sikurse ky rasti fundit sepse po d ëmtohet edhe infrastruktura rrugore”, thuhet në këtë reagim.