Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka reaguar ndaj spekulimeve që ka.në dalë pas dokumenteve “non-paper”, të cilat pretendojnë ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Stoltenberg në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë Stevo Pen.darovski, tha se këto spekulime për ndryshim të kufijve nuk ndihmojnë në asgjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk është e imja të komentoj diçka që nuk e kam parë ose nuk e kam lexuar, por çdo spe.kulim për ndryshim të kufijve do të sjellë vetëm paqartësi dhe jostabilitet në rajon. Spekulimet nuk ndihmojnë në as.gjë”, tha Stoltenberg.
Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe për rajonin, por edhe për të gji.thë Evropën dhe se NATO investon në sigurinë e rajonit përmes përvojave dhe politikave të dyerve të hapura për anë.tare të reja.
Ndërsa Pendarovski rikujtoi deklaratat e tij në të kaluarën, se këto ide janë të rrezikshme, duke shtu.ar se asnjëri nga aleatët e tij në BE dhe NATO nuk mbështesin koncept të tillë, që përmban “non-paperi” i pretenduar.
Pendarovski tha se e ka të qartë se personat që qëndrojnë pas atyre do.kumenteve edhe vetë turpërohen nga ajo që shkruajnë, duke pasur para.sysh se janë anonim.