Milaim Zeka për ‘non-paper’: Mbane mend mirë, edhe Albin Kurti dhe të gjithë ne kemi me lypë Hashim Thaçin për dialog

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti mbrëmë e që pretendohej se është “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, “si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka thënë se edhe Albin Kurti do ta kërkojë ish-presdentin Thaçi për dialog me Serbinë.

“Mbane mend mire: Ka me ardhe nje dite qe te gjithe kemi me lyp Hashim Thaçin per dialog. Thaçi ka bere shume gabime ne politiken e brendeshme, po kurr nuk ka gabuar ne raport me Serbine dhe perendimin. Flasim. Kendej jemi…”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë: