Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ndodhet në Kosovë, saktësisht në Mitrovicë.
Ai është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.
Mësohet se Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Indeksonline ka tentuar të marrë një prononcim nga krerët e PDK-së, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.