Bekim Jashari tregon së kush prej politikanëve nuk është i mirëpritur në kullën e Jasharajve

Jo rrallë here në media është shkruar se politikanë të njohur nuk janë të mirëpritur në Kullën e Jasharajve në Prekaz.

Për këtë temë ka folur Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari.

Bekimi ka thënë në intervistën REPORTERI N’KOMUNA se të gjithë ata që nuk i kanë duart me gj ak, qofshin edhe nga komuniteti serb janë të mirëpritur.

“Rifat Jashari e ka thënë në qershor të vitit 1999-tës, të gjithë ata edhe për komunitetin serb, që e ndiejnë vetën të pastër, që nuk i kanë duart me gj ak janë të mirëseradhur, e lëre shqiptarët, e kushdo me ja mbyll vetes derën është çështje tjetër, përndyrshe ne si familje askujt asnjëherë derën mbyllë nuk ja kemi”, thotë Jashari.