Xhavit Haliti ka disa fjalë për Donika Gërvallën!

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti i ftuar në emisioni “A23” foli rreth deklaratës së Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, e cila kishte thanë se nuk do t’i kursejë dëshmitë për kr imet e luf tës, duke aluduar tek ish-krerët e UCK-së të cilët po gjy kohen në Hagë.

Haliti tha se Gërvalle i ka bërë ato deklarata sepse nuk ka qenë e informuar kur i ka thënë dhe se për atë deklaratë ajo duhet të kërkoj falje.

“Po besoj që në atë kohë ajo nuk ka qenë e informuar ashtu siç duhet kur e ka thënë atë intervistë. Unë mendoj se nëse jo më shumë, atëherë ajo duhet të bëjë një kërkim falje,”– është shprehur Haliti.