52 vjeçari me nevoja të veçanta që mban të pastër Gjilanin (VIDEO)

Avdi Ibishi i cili ndonëse me aftësi të kufizuara, ende është një qytetar mjaft aktiv në Gjilan, shkruan OnAir.

Ai që prej 10 vitesh tashmë merret me mirëbmajtjen e rrugëve dhe parqeve të qytetit. Ibishi tregon se në fillim e kanë gjetur duke shitur cigare e më pas shoqatat e kanë ndihmuar që të gjente këtë punë.

Për “ATV” ai tregon se kjo është një punë që e bën me vullnet pasi e ndihmon që të qendrojë aktiv. Gjithashtu me anë të kësaj pune ai mban familjen e tij në të cilën janë 4 anëtarë.

Për më shumë mund të klikoni në videon më poshtë: