Presidenti kroat-Vuçiqit: Kosova është çështje e kryer

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq i është kundërpërgjigjur ashpër homologut të tij serb, Aleksander Vuçiq në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për shtimin e trupave kroate në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Para mediave, Milanoviq tha sot se kjo çështje as që i ka interesuar dhe nuk e ka shqetësuar Vuçiqin, pasi që po të ishte ashtu, ai do të fliste.

Ai ka vazhduar të jetë edhe më i ashpër me presidentin serb duke thënë se Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të BE-së, dhe se kjo është çështje e kryer.

“U shtarët kroatë janë kryesisht atje për të mbrojtur Kroacinë dhe format e tjera të bashkëpunimit janë të dëshirueshme. Kosova është njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përveç pesë vendeve, kështu që kjo është një marrëveshje e kryer, nuk është një p rovokim për Serbinë.

Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi. Çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në disa l uftëra. Kjo është një mënyrë për t’i mbajtur votuesit e tyre në tensíonin e një l ufte 30-vjeçare të papërfunduar”, ka thënë ai.