“Nuk jemi të varfër, jemi të plaçkitur!”

Gazetari Xhevdet Pozhari ka reaguar ashpër pas raportimeve se vëllai i Hashim Thaçit, Gani Thaçi ka marrë para edhe pas pensionimit nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Pozhari e bëri një krahasim me shumat e pagave vjetore të 15 ministrave të Qeverisë Kurti.

Në vazhdim, ai u shpreh se ne qytetarët e Kosovës nuk jemi të varfër, por jemi të plaçkitur.

Postimi i plotë

216 mijë euro paga në vit paguhen të 15-të ministrat e Qeverisë Kurti.

Ndërsa, 176 mijë euro t’i rruan nga penzionimi vëllai i Hashim Thaçit.

Nuk jemi të varfër, jemi të PLAÇKITUR