Ridvan Berisha: Unë jam Hebre, e dua Izraelin

Gazetari, Ridvan Berisha para disa ditëve deklaroi publikisht se ka ndërruar fe, duke thënë se tash është një hebre.

Madje si publikoi edhe fotografi duke u lutur një një objekt fetar të këtij religjioni.

E tani Berisha ka bërë edhe një tatuazh në të cilin në njërën anë ka vendosur “Yllin e Davidit” ndërsa në anën tjetër shqiponjën, duke i bërë bashkë kështu këto të dyja.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes rrjeteve të tij sociale ku edhe ka publikuar tatuazhin dhe vendin ku e ka bërë atë.

E këtë yll, Berisha e ka bashkuar me shqiponjën e flamurit kombëtar.