Gazetari Valon Syla ka komentuar plan-programin e Qeverisë Kurti 2, duke theksuar se kjo qeveri nuk po bën asgjë në drejtim të sigurimit të vaksínave antí-Kovíd.
Syla në Pressing të T7 ka thënë se krerët e shtetit, më shumë i shohim duke bërë përkujtime sesa duke punuar për t’i siguruar vaksínat.
“Na nuk i shohim këta duke kërkuar vaksína, nëse i analizojmë lajmet e tri javëve të fundit, i shohim kryesisht nëpër përkujtime. E shohim Glaukun, Vjosa Osmanin me Albinin bashkë, ne e dimë që muaji mars dhe deri në maj Kosova ka shumë përkujtime, por në anën tjetër e shajnë UÇK-në”, tha Syla.
“As nuk kërkojnë vaksína, as nuk tregojnë se si do t’i sigurojnë. Bëjnë plane ideore-dëshirore, të tipit do duhej të ishte kështu a në fakt vaksínat do duhej të ishin në frigorifer dhe të fillonte vaksínimi”, shtoi ai.