K’urani më i vogël në botë mbahet nga një Shqiptar (FOTO LAJM)

Sipas shkrimit krahas fotos thuhet se Libri i shenjtë që ka qenë në familjen Prushi prej gjeneratash dhe është nxjerrë në shitje.

Kurani me përmasa 26.8 mm i gjatë dhe 21.6mm i gjerë mbahet në dorë në këtë foto nga shqiptari Skënder Halim Prushi.

Libri i shenjtë, i cili peshon 5.2 gram ndodhet në veri të Shqipërisë në Laç dhe foto e publikuar ditën e sotme daton që në 15 nëntor të vitit 2006

Përkthimi i kuranit

Përkthimi i kuranit konsiderohet nga teologjia tradicionale islamike si i pamundur, pasi çdo përkthim mbart njëkohësisht edhe një interpretim. Prandaj leximi i kuranit sugjerohet të bëhet në tekstin origjinal arabisht. Disa sufi për shembull besojnë se është më me vlerë po të shohësh shkronjat arabe të tekstit të kuranit, edhe pa ditur arabisht, se sa të lexosh një përkthim të dobët.

Në shqip nuk ka ende përkthime që u përgjigjen kritereve shkencore filologjike dhe historike. Një nga arsyet është vështirësia e tekstit origjinal arab, shumë fjalë të të cilit mund të përkthehen po me shumë variante, gjë që çon në përfundime shumë të ndryshme. Përpjekjet e deritanishme kanë prurë rezultate të pakënaqshme, edhe për shkak të nivelit relativisht të ulët gramatikalo-gjuhësor. Gjithashtu, nga ana e qarqeve teologjike islamike shqiptare në të kaluarën por edhe sot, nuk është ndjekur me vendosmëri të mjaftueshme realizimi i një përkthimi të nivelit serioz, si pasojë e prirjeve të qarqeve konservative me ndikime që të kohës osmane ose të atyre të vendeve të sotme islamike për të favorizuar më tepër përhapjen e versionit në arabisht.