Ridvan Berisha: E kam zemrën e bardhë, s’kam nevojë për dërgues te perëndia

Gazetari Ridvan Berisha pasi kishte deklaruar se beson në judaizëm, tregon sesi erdhi deri tek kjo bindje, shkruan Express.Gjithçka filloi kur Berisha kishte realizuar dokumentar ku argumentohet se shqiptarët i kanë mbrojtur hebrenjtë gjatë kohërave të liga.

“Për sa kohë jam angazhuar në realizimin e disa dokumentarëve se si shqiptarët nga kodi i besës dhe zakonit i kanë mbrojtur hebrenjtë, në vijim kam thënë unë i kam besuar judaizmit”, është shprehur Berisha. Në vazhdim moderatori i emisionit e pyeti Berishën se a është konvertuar në judaizëm.

“Unë pretendoj se e kam zemrën e bardhë… nuk kam nevojë fare për mesenger (dërgues) tek perëndia”, ka thënë Berisha në Kanal10.

“Izraeli si komb ka një histori persekutimi mijëravjeçar. Konflikti Izrael-Palestinë po keqpërdoret nga autokratë të ndryshëm si Erdogani, gjithashtu edhe nga Hamasi”, shtoi Berisha.