Çorapet e bardha traditë e banorëve të Skenderajt për Festën e Bajramit

Festa e Fitër Bajramit manifestohet me tradita të ndryshme.

Lidhur me këtë, televizioni ATV ka përgatitur edhe një storje me qytetarë të kësaj komune.

“Kysmet do të mbathi çorape të bardha“, dëgjohet teksa thotë një qytetar.

Ndryshe banorët e Drenicës të cilët jetojnë në qytete të ndryshme të Kosovës, nëpër festa vendosin të kthehen në vedlindje për të festuar me familjarët e tyre.