E tepron Ridvan Berisha, Unë nuk kam nevojë për Pejgamberët e Zotit, E kam zemrën e bardhë!

Gazetari Ridvan Berisha pasi kishte deklaruar se beson në judaizëm, tregon sesi erdhi deri tek kjo bindje, shkruan Express.

Gjithçka filloi kur Berisha kishte realizuar dokumentar ku argumentohet se shqiptarët i kanë mbrojtur hebrenjtë gjatë kohërave të liga.

“Për sa kohë jam angazhuar në realizimin e disa dokumentarëve se si shqiptarët nga kodi i besës dhe zakonit i kanë mbrojtur hebrenjtë, në vijim kam thënë unë i kam besuar judaizmit”, është shprehur Berisha.

Në vazhdim moderatori i emisionit e pyeti Berishën se a është konvertuar në judaizëm.

“Unë pretendoj se e kam zemrën e bardhë… nuk kam nevojë fare për mesenger (dërgues) tek perëndia”, ka thënë Berisha në Kanal10.

“Izraeli si komb ka një histori persekutimi mijëravjeçar. Konflikti Izrael-Palestinë po keqpërdoret nga autokratë të ndryshëm si Erdogani, gjithashtu edhe nga Hamasi”, shtoi Berisha.