Dëshironte pushime luksoze në Maldive, Rezarta Shkurta bëhet për spital (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, mesa duket gjatë këtyre ditëve nuk është ndjerë mirë.]

Kjo pasi ajo ka treguar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, se është detyruar të marrë trajtim në spital.

Në imazhin e ndarë me fansat në InstaStory, Rezarta tregon veten e saj të shtrirë në krevatin e spitalit, dhe burrin e saj duke dalë jashtë dhomës.

Ndërkohë, më e çuditshmja është se ajo shkroi në përshkrimin e fotografisë: “Pushime në Maldive”.

Mesa duket, ajo kishte parashikuar që këto kohë të nisej për në ishujt e largët, për të kaluar disa ditë të mira pushimi, por që qenka detyruar ta anulojë për shkak të sëmundjes.