Presidentja sot feston ditëlindjen, ja sa vite i mbushë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot feston ditëlindjen. Presidentja e dytë femër në histori të Kosovës mbushë sot 39 vite jetë.

Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes.

Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste.

Si profesoreshë universiteti në Kosovë ajo ligjëronte lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëroi lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Me 4 prill, Vjosa Osmani me 71 vota në Kuvend, arriti të zgjedhej presidente e re e vendit.

Krahas ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake./Indeksonline