Tre të vdekurit në Gjermani janë nga Ferizaji, i përkasin familjes Krasniqi


Një aksídent me fatalitet ka ndodhur dje në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, në Gjermani, mes një makine Audi dhe një kamioni.

Si pasojë e këtij aksídenti, kanë humbur jetën katër persona, anëtarë të një familjeje, që gjendeshin në veturën “Audi”. Mësohet identiteti i të ndjerëve. Zaimi, Bleoni, Flor… Krasniqi.

Kjo familje ishte me prejardhje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata qe një kohë ishin me qëndrim në Schafhausen të Zvicrës. Të ndjerët ishin duke shkuar në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Mësohet se aksídenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në terrítorin e Zvicrës. Ka ndërruar jetë edhe personi i katërt që ishte i përfshírë në aksídentin në Landin e Baden Württemberg në Gjermani.

Ndryshe, për këtë rast është deklaruar edhe Meliza Haradinaj-Stublla, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ajo ka thënë se MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

“Në këto çaste të vështíra për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjíkisht 6 jetëra të bashkatdhetarëve tanë, shprehim píkëllímin e thellë për të gjitha tra gjeditë e tme rrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës”.

“Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gja kun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fízikísht”. /Indeksonline/