Ish kryetari i LDK-së në Viti, Shaip Shala në një postim në Facebook i ka reaguar kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit tha se do ta dëshironte Isa Mustafën për president të Kosovës.
Shala thotë se i kundërvihet Hazirit, siç shkruan ai, me argumente.
Ai thotë se Mustafa ishte plaqkitës i 3%- shit, bashkëpuntor i Rrahman Morinës, i korruptuar e disa akuzua tjera, të cilat i ka thënë publikisht në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Hallall i bëj Lutfi Hazirit, nëse i argumenton objektivisht propozimet që Isa Mustafa të jetë president i shtetit! E unë i kundërvihem me argumente pse nuk mund të bëhet president: plaqkitës i 3%- shit, bashkëpuntor i Rrahman Morinës, i korruptuar, mashtrues, hipokrit dhe servil prej akademikut, dhe jo unifikues, makiavelist i paskrupullt. Argumente mund t’i shtoj ende.