Aeroplani emergjent zvicërian ateroi 21 herë në Prishtinë vetëm gjatë muajit gusht

Mediat zvicëriane kanë hapur ballinat sot me lajmin shqetësues se Kosova po ndikon në rritjen e rasteve me Covid-19 në Zvicër.

Aeroplani emergjent që përdoret vetëm për bartjen e të sëmurëve, Rega vetëm gjatë muajit gusht ka ateruar në Prishtinë plot 21 herë.

Kompania për bartjen e të sëmurëve ka njoftuar poashtu se në muajt korrik e gusht. kompania kreu gjithsej 55 riatdhesime të pacientëve me korona.

Në 12 raste, Rega ka njoftuar se ka përdorur edhe helikopterët për bartjen e pacientëve në Zvicër nga Kosova, ndërsa shumë herë është përdorur edhe ambulanca.

Mediat në Zvicër fajësojnë shteasit kosovarë që jetojnë në këtë shtet se nuk kanë respektuar fare masat në pushimet verore dhe se kanë qenë të lirshëm në dasma e ahengje duke rrezikuar tani shëndetin e tyre dhe atë publik.