U bë kohë që Adriana Matoshi është në lidhje dashurie me futbollistin Keith Owen Groeneveld.
Aktorja, njëherit edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës po shijon në maksimum romancën me të, teksa tani çifti po ndodhen në pushime.
Në llogarinë e saj në Instagram, Matoshi ka publikuar disa fotografi gjatë një darke në pushime me të dashurin e saj, ku nuk ka munguar edhe një dedikim plot dashuri për të.
“Çdo herë surprizohem nga ky njeri i mrekullueshëm. I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që e trajton ashtu siç ai e bën. Vërtetë është bekim nga Zoti”, shkruan aktorja, derisa ka edhe një porosi për ata që nuk i duan.
“Për të gjithë ata që urrejnë, keni kujdes, jeni duke urryer një dhuratë nga Zoti”, shkruan Adriana Matoshi.