Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka paralajmëruar arrestime të reja nga Gjykata Speciale.
Ai, përmes një postimi në facebook, duke e komentuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trendafilova, thotë se, kjo Gjykatë u detyrua të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Hashim Thaçi.
Sipas Miftarit, Thaçi ka menduar se bashk me Kadri Veselin që janë të paprekshëm nga Specialja, dhe në këtë mënyrë, ai shton se, kanë llogaritur që në Speciale t’i dërgojnë shokët e tyre, si Rexhep Selimin, Daut Haradinaj, Azem Sylën, Sali Mustafën dhe disa emra të tjerë të cilët i ka shkruar me iniciale.
Pra, të gjithë këta, janë emra të njohur të UÇK-së, të cilët Miftari thotë se priten të arrestohen së shpejti.
Postimi i plotë: