Familjes Arifi nga Gjilani i kanë vdekur dy anëtarë të familjes nga koronavirusi.
Përgjatë ditës së djeshme, u raportua se kanë vdekur nënë e bir si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.
Një gjë të tillë e konfirmoi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Mediumi ka arritur të marrë në prononcim nga familjari, i cili u nis nga mërgimi pasi dëgjoi se anëtarët ishin të infektuara me Covid-19.
“Ni vlla më tregoi edhe erdha, por erdha si vonë pak. Kur erdha ken në spital në Gjilan, e nana u kanë në shpi. Këto se kena çu, e kena mbajtë me oksigjen në shpi, s’mujtëm me e shpëtu. Të njëjtën kohë kur iu keqsojke gjendja vëllait në spital, ai më vetke për nanën, nana për vëllain”, deklaroi ai.
Familjari rrëfen se pati eksperienca të këqija në Spitalin e Gjilanit.
“Mjektë e Gjilanit i kem pagu privat, me na ardhë në shtëpi, qata mjektë që punojshin në Gjilan. Këtu është katastrofë, vetë e kam fshi dhomën në spital, nuk vijshin me e fshi”, ka shtuar tutje familjari.
I njëjti ka hedhur akuza ndaj institucioneve të Kosovës e krerëve shtetërorë.
“Haram ju koftë krejtëve, me Albin Kurt, e me Vjosa Osmani, që i lirun këto dasma e këto sene palidhje”, ka thënë ai.
Familjarët e tjerë nuk pranuan të flasin, por prapa kamerave e kanë konfirmuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore.