Një nënë shqiptare dhuron xherdanin e saj në vlerë prej 3,400 euro për ndërtimin e xhamisë

Një grua nga qyteti i Tetovës gjatë ditës së sotme ka dhuruar sadaka xherdanin e saj të qafës për ndërtimin e një xhamie.

Ky xherdan iu është dorëzuar teologut Ardian Sejdiu që njëkohësisht është përgjegjës për ndërtimin e asaj xhamie, dhe vlera e këtij xherdani kap shifren prej 3,400€.

Sejdiu ka njoftuar ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar lartë veprimin e gruas.

“Një nënë e respektuar, besimtare e denjë dhuroi xherdanin e nusërisë, në vlerë 3,400 €, për ndëtimin e Xhamisë së re- fsh. Gaçkë.”, shkroi Sejdiu në Facebook.

“Ndër të tjera teologu ka shtuar se xhamia që po ndërtohet do të shërbejë për edukimin e brezave për fe dhe atdhe.”, shtoi Sejdiu.

Postimi i plotë: