30 V’dekje në ditë, Kosovarët nuk respektojnë masat: Inspektorët ndërprejnë ahengun familjar me 70 persona

Policia, në bashkëpunim me inspektorë të Agjencisë së ushqimit dhe Veterinarisë, kanë intervenuar në një aheng familjar në Prizren.

Ky aheng familjar ishte i organizuar me rreth 70 persona në Prizren, shkruan Reporteri.net

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Oline reporteri.net, Lamir Thaçi, nga Zyra për informim e AUV-it, derisa ka bërë me dije se është gjobitur pronari i biznesit dhe lokali është mbyllur përkohësisht.

“Inspektorati Sanitar i AUV zyra Prizren bashkë me Policinë kanë ndaluar mbajtjen e një ahengu familjar me rreth 70 persona. Biznesi është gjobitur dhe mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar ai.

Policia kishte intervenuar edhe në dy dasma të tjera në të njëjtin qytet, të cilat po mbaheshin në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria.