“Kush e dënon ‘babën’”/ Reagon ish-agjenti i SHIK-ut, pasi Adem Grabovci shpallet i pafajshëm

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka vendosur të refuzoj si të pabazuar ankesën e PSRK-së, për të akuzuarit e rastit ‘Pronto’ Adem Grabovcin dhe të tjerët.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit ka ngjallur reagime në Kosovë, nga shumë personalitete që nuk u pajtuan me vendimin në fjalë.

Edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas këtij vendimi.

Ai thotë se nuk është për t’u befasuar me lirimin e Adem Grabovcit.

Sipas tij, ai është ‘baba’ që i ka vendos në punë shumicën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Nuk dënohet ‘baba’! çka jeni befasu me lirimin e A. Grabovcit kush e dënon babën e vet? Pse kush mendoni se i ka vendos shumicën e prokurorëve e gjyqtarëve në ato vende pune në Kosovë? Kush tjetër pos Adem Grabovci dhe shefave të tij Hashim Thaçi e Kadri Veseli me Pronto Mafinë!”, është shprehur Naim Miftari.