Vjosa “trondit” gjithë ballkanin perëndimor me këtë qe tha pas takimit me Lajçak / Serbët futen ne “panik”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në takimin me Emisarin e BE-së për dialgoun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ky i fundit është shprehur se askush s’do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë e saj.“Z. Lajčák tha se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidencës.

Tutje Osmani në këtë takim është shprehur se dialogu duhet të përbyllet me njohje reciproke.“Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë dialogun, i cili duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, pa prekur rendin kushtetues dhe territorin e Republikës së Kosovës.

Ajo potencoi se Republika e Kosovës është pala konstruktive në dialog, e cila është duke ofruar propozime konkrete në këtë proces, dhe e cila i ka zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tani, për dallim nga Serbia e cila nuk respekton marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.