Është një nga vajzat shembull se si arrihet suksesi jashtë vendlindjes. Në vitin 2006 u zhvendos për të jetuar në Kanada ku u shkollua dhe arriti të bëhet pjesë e Qeverisë së Kanadasë, ku aktualisht punon si analiste e politikave.
Fjala është për Flutura Mazrekun e cila vjen nga qyteti i Rahovecit.
Ajo në një intervistë dhënë për median “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon sa e ka pasur të vështirë të ndërtojë karrierë në Kanada, sa janë të përfshirë komuniteti shqiptar në jetën atje, nëse është e gatshsme të vijë në Kosovë të jape kontributin e saj.
Më poshtë mund ta shikoni videon ku jep mesazhin për gratë nga Kosova: