Marrëveshja e Uashingtonit: Amerikan,ët ia dorëzojnë Kurtit “Raportin për Ujmanin”.Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar sot se ia kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, raportin e Departamentit Amerikan për Energji rreth menaxhimit të Liqenit të Ujmanit.
I njëjti raport i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë, shkruan Gazeta Express.“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerik,ës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Uashingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për bizneset rreth shlyerjes së ndëshkimeve – SHBA-ja tashmë që drejtohet nga presidenti Joe Biden ka kërkuar që zotimet e bëra në Uashington nga Kosova dhe Serbia të përmbushen.
Albin Kurti më herët kishte deklaruar se Marrëveshja e Uashingtonit nuk do të dërgohet fare në Kuvend kur Vetëvendosje të rikthehet në pushtet. Derisa para pak ditësh, zëdhënësi Perparim Kryeziu ka deklaruar se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike.