Fitoi bastore, i riu shkon ti marrë paratë me tupana (Video)

Një djalosh në Nish të Serbisë ka pasur fat pasi ka fituar bastore.

Përkundër motit të ftohtë, ai mbrëmë në temperatura të ulëta shkoi të tërheq paratë e fituara, transmeton lajmi.net.

Djaloshi i ri ishte tejet i gëzuar për paratë e fituara dhe vendosi që ti marrë me vete edhe disa persona që e përcillen me tupana deri te lokacioni.

Nuk dihet se sa para ka fituar ky person, por sigurisht bëhet fjalë për ndonjë shumë të madhe.

Ndiqeni më poshtë momentin kur ai në përcjelljen e trumbetistëve shkon ti merr paratë e fituara./Lajmi.net