Ilir Mirena: Çka keni pritë prej VV-së, durone tash një kep të madhe të Shkupit

Analisti Ilir Mirena ka shkruar për punësimet e familjarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që u raportuan në media tash e disa ditë.

Ai përmes një statusi në Facebook iu ka drejtuar atyre që po shprehin habi me punësimet familjare të partisë në pushtet.

Mes talljes, Mirena i pyet se mos kanë pritur që zyrtarët e Vetëvendosjes të jenë prej Danimarke a Finlandes.

“I keni jep zor per ta, i keni shky gushat per ta, jeni sha e idhnu me dosta e familjare per ta, tash duroni e mos u ankoni neper rrjete sociale… Durone nje kep t’madhe e t’kuqe, t’Shkupit kuptohet. “

Statusi i plotë:

Çka po habiteni me punesimet e familjareve te VV’se neper institucione publike?

Çka keni prit? Qe k’ta VV’ja jane prej Danimarke a Finlande a?.

I keni jep zor per ta, i keni shky gushat per ta, jeni sha e idhnu me dosta e familjare per ta, tash duroni e mos u ankoni neper rrjete sociale… Durone nje kep t’madhe e t’kuqe, t’Shkupit kuptohet.

E n’k’so situatash vetvetiu m’vjen ndermend, dhe kam qejf me e perserite thenien “budalles mos i zhdryp as n’teposhtze”…