Albin Kurti është fajtori kryesor se pse serbët në veri nuk e kanë paguar rrymën deri më tani

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket çështjes së energjisë në komunat me shumicë veriore.

Sipas tij, fajtori kryesor se pse serbët në veri nuk e kanë paguar rrymën është, Albin Kurti.

“Le të kërkon falje Albin Kurti, unë nuk flas më për të. Prokuroria duhet ta hetojë Kurtin, se për shkak të tij serbët e veriut deri më tani nuk e kanë paguar rrymën. Pra, ky është fajtori kryesore që prej vitit 2013 serbët se kanë paguar rrymën. Ky është fajtor sepse e ka kall parlamentin”, ka shtuar ai.

Zeka është shprehur se duke parë këto veprime e qendrime të kryeministrit aktual, është penduar se pse në zgjedhjet e fundit e ka votuar partinë e tij.

“Në zgjedhjet nacionale unë e kam votuar Vetëvendosjen, ndërsa në zgjedhjet lokale e kam votuar Përparim Ramën”, është shprehur ai në Kanal10.