Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde”, fjalët prekëse të babait të 33 vjeçarit

33-vjeçari nga Gjakova, Skofiar Gjini, v iq si pasojë e një aksidenti, shkruan GazetaDemos.

I ndjeri ishte duke vozitur makinën e autoambulancës, e cila u përfshi dje në një aksident në Gjakovë, ku mbetën të l ënduar edhe katër persona tjerë.

GazetaDemos merr vesh se 33-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes, i cili kishte filluar punën në QKMF-në e Gjakovës, rreth gjashtë muaj më parë.

Për v deljen e tij kanë reaguar miq e familjarë të shumtë, në mesin e tyre edhe babai i të riut.

“Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj j eta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të sh pëtosh jetë, e humbe je ten tënde”, ka shkruar Gëzim Gjini në Facebook.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se varrimi i të riut do të bëhet sot në orën 19:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

33-vjeçari la pas gruan dhe dy vajza.