Me gjithsej 95 pikë, Lyra Purrini është nxënësja që mori më së shumti pikë në nivel vendi në Testin e Maturës.
Nxënësja nga Gjakova tha se ndihet shumë e kënaqur dhe e motivuar me arritjen e këtij rezultati.
Ajo tha se para këtij provimi kishte mësuar në mënyrë sistematike, por që nuk kishte pritur që do të dilte më e mira në nivel vendi.
Ajo madje tha se ka qenë e parafundit që e ka dorëzuar testin në sallën ku ishte.