Nuk ka dalë më parë kështu/ Gruaja e Albin Kurtit mahnit me fustanin e shkurtër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë me rastin 246 vjetorit të pavarësimit të SHBA-së.

Ai ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij, norvegjezen Rita Knudsen Augestad. Të dy dukeshin për mrekulli, me një veshje prej zotërie dhe zonje.

E hijeshia iu shtohej më shumë kur ishin krahë për krahë e me buzëqeshje në fytyrë. Ata duket se e shijuan këtë mbrëmje me muhabet të mirë, në prani të të tjerëve,

Aty, kryeministri ka folur për çështje të ndryshme, por kryesisht është orientuar te traditat e filozofitë e vjetra politike amerikane.