Udhëtimi i fundit/ Kjo është 15-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident në Greqi

Greqi- Dy të rinj të v dekur dhe 5 të p lagosur është bilanci i një aksidenti targjik që ndodhi në Greqi.

Si pasojë e një aksidenti ka mbetur e v dekur edhe një 15-vjeçare shqiptare.

Mësohet se 15-vjeçarja ka qenë duke bërë shëtitje në det me të dashurin e saj dhe një çift tjetër, kur dhe ndodhi aksidenti t ragjik që i mori j etën shqiptares dhe 23-vjeçarit.

Mediat greke raportojnë se makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë ka dalë nga rruga duke g oditur një pemë dhe më pas janë p ërplasur k okë më k okë me një mjet bujqësor që po kalonte aty në ato momente.

Brenda mjetit bujqësor kanë qenë djali me nënën e tij 76-vjeçare, të cilët ndodhen në spital pasi kanë marrë p lagë të l ehta gjatë aksidentit.

Ndër të tjera mësohet se i riu 23-vjeçar, i cili ishte edhe drejtuesi i makinës, nuk kishte leje drejtimi, ndërsa mjeti ishte gjithashtu i pasiguruar dhe i përkiste nënës së tij.