Shaip Kamberi lexon vargjet e “Himnit Shqiptar“ në mes të parlamentit të serbisë “Se Zoti vet e tha me gojë…”

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka cituar pak vargje nga himni kombëtar gjatë një seance në Parlamentin e Serbisë, ku e ka ritheksuar b etejën për përdorimin e simboleve kombëtare.

Kamberi e pyeti kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq se ” kur do të krijohen kushtet për përdorim të lirshëm, publik dhe zyrtar të simbolit kombëtar Shqiptar?”.

“Unë këtu mund vetëm të përmend vandalίzmin ndaj flamurit shtetëror shqiptar, por detyra ime qenësore në këtë Kuvend është të pyes pse Shqiptarët e Luginës së Preshevës, rrespektivisht ata që jetojnë në Serbi, nuk munden lirshëm, publikisht dhe zyrtarisht të përdorin simbolin e tyre kombëtar, simbol ky që përfaqëson në thelb një pjesë të identitetit të tyre”, tha Kamberi ndër tjerash.