Në mbrëmjen e së shtunës, një person i m askuar hyri brenda shtëpisë së familjes Babatinca në Podujevë. Aty dyshohet të ketë marrë stoli ari dhe 5 mijë euro para të gatshme. Në këtë kohë askush nuk ishte në shtëpi pasi që gjithë familja kishin shkuar në një aheng familjar. “Kanë marrë arin e nuses, arin e vajzës, i kanë marrë edhe tri orë të vlefshme. Njëra e djalit që e kam në Zvicër, një tjetër që ma kanë bërë dhuratë për ditëlindje.
Këto së paku dihen për momentin pasi ende nuk kemi parë në detaje ato që na mungojnë. Kanë marrë të holla në vlerë rreth pesë mijë euro”, deklaroi për Klan Kosovën pronari i shtëpisë Xhafer Babatinca.