Edvin, pashë perëndinë, mos u ndal, se bash maher je ba për qesi far Albinash, Ramushash e Fatmirash. Veç Hashën, mehesape, s’ke guxu me mashtru!

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, po i kalon pushimet në Shëngjin.

Reagimi i tij në Facebook:

Porti i Kosovës i lagun e i thatë

Je i madh! Ti ruejt Zoti ropt, se je pa hile! M’thoshte një këngëtar, n’Shëngjin, që e ndërpreu këngën, kur u futa në terracën ku këndonte.

Ta përshëndesim aktorin e madh, thotë e vazhdon me iu tregua mysafirëve, për një status timin n’Facebook.

“Miq, sot e lexova statusin e z.Lajçi, për bregdetin shqiptar dhe Shëngjinin. Këtij Zoti ia ruejt ropt jarebi, se asht i madh. Kësi njerëzish i duhen kombit, thotë e butë e këndon kangën e Sabriut “Pranverë në Prishtinë”!

Unë i përshëndes me dorë t’pranishmit dhe mbasi ulëm, shikimi me përplaset me Portin, me dy anie t’vjetra, që m’rrin përballë!

Siluetë m’shfaqet figura e një ministri tregtie, që dikur e përuroi si Portin e Kosovës!?

Hahaha! Eh Fatmir Malisheva bre, po shumë t’mashtroi Edi e shumë na rrejte ti neve!

S’po di kush kujt i ka borxh, veç kjo rrenë me Ramushin u hesht e u hap rrena e re me Albinin: Veç tash jo Porti i lagun, po Porti i thatë i Kosovës, në Durrës!?

Edvin, pashë perëndinë, mos u ndal, se bash maher je ba për qesi far Albinash, Ramushash e Fatmirash. Veç Hashën, mehesape, s’ke guxu me mashtru!

Aman, mos e mashtro edhe Behgjetin, për aeroportin e Vlorës, se boll e kemi rrjep ne atje, e asht mbetë i shkreti tue thanë: O Fatmir, kthemi paret more! Hahahaha!

P.S.

M’ka hi droja se mos po ia falë Vuçiqit,(si neve), e pastaj krejt peshqit i çon n’Beograd!