LAJMI FUNDIT: Nga 1 gushti Kosova nuk i lëshon në kufi shtetasit me dokumente të Serbisë

Nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një “dokument hyrje/dalje”.

Përmes një kumtese në gjuhën shqipe dhe serbe, Qeveria e Kosovës tregon se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”.

Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument i dentif ikimi personal të l ëshuar nga autoritetet e Serbisë do të p ajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë, Kosova brenda territorit të saj i bën të p avlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë r eciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet i dentif ikuese të lëshuara nga Kosova.