Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se plani i Serbisë, për ri-popullimin e Kosovës me serbë, do të bëhet së shpejti realitet.
Ai ka treguar se para një viti e kishte njoftuar kryeministrin Albin Kurti, me planin e Serbisë, për kthimin e 200-250 mijë serbëve në Kosovë, mirëpo që ai nuk e kishte dëgjuar.
Ish-analisti për Ballkanin dhe Evropën Juglindore, ka thënë se plani i Vuçiqit dhe Vulinit, do të jetësohet përmes marrëveshjes së fundit të Serbisë me Kosovën, për lëvizjen e lirë.
Reagimi i Maralushës në Facebook:
Vuçiqi është në një marrëveshjen me Vulinin (me kërkesë të Vulinit), që ta ri-popullojë Kosovën me kolonizatorë serbë.
Ky projekt i Vulinit, së shpejti do të bëhet një realitet, me marrëveshjen e fundit për lëvizjen e lirë të serbëve me dokumentacion të Serbisë, që lirisht të vendosen, të jetojnë dhe punojnë në Kosovë sa të duan.
Në qoftë se ju kujtohet lexuesve të “Bota sot”, unë para një viti e bëra një postim, ku ju njoftova se Serbia e ka një plan afatgjatë që në Kosovë t’i kthejë 200-250 mijë serbë, kështu që ta rrit numrin e serbëve mbi 30-40%.
Unë e pata lajmëruar edhe Albinin për këtë plan të Serbisë, por këto fjalë Albini i hyrën prej një veshi, i dolën nga veshi tjetër, kështu që gjatë këtyre bisedimeve të fundit, Albini harroi me qëllim apo pa qëllim/mosdije, me ia përmend Vuçiqit.
Tash, pasi u nënshkrua marrëveshja për lëvizjen e lirë, “maca ka dalë prej thesit”, themi ne këtu në SHBA./BS