Infermierja pas lirimit nga gjykata shihet rrugëve të qytetit duke pirë duhan (PAMJE)

Aurona Pelaj, ish-infermiere në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit “Orenda” në Pejë, është liruar sot nga paraburgimit, ku po mbahej pas suImit ndaj një 70-vjeçar.

Gazeta Sinjali ka botuar disa fotografi ku shihet Pelaj teksa lëvizë në qytetin e Pejës pas lirimit nga paraburgimi.

Kujtojmë që ajo së bashku me 2 infermiere të tjera ishin arrestuar pas suImit ndaj të moshuares, e cila po qëndronte në qendrën “Orenda”.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Edhe Oda e Infermierëve të Kosovës të njëjtave ua ka tërhequr licencën. Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet.

Shiko foton:

Foto: