Kryeimami i Podujevës: Shqiptarët duhet ta kenë veç një kombëtare, nuk i shikoj ndeshjet e Kosovës dhe nuk e festoj 17 shkurtin

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ishte i ftuar në emisionin “Favorit” në T7.

Ai ndër tjera tha se është kundër që ekipi i Kosovës të quhet kombëtare dhe sipas tij ekziston vetëm një kombëtare, ajo e Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.

Jashari ishte i pajtimit që ekipi i Kosovës të quhej si përfaqësuese.

“Shqiptarët duhet ta kenë veç një kombëtare, nuk i shikoj ndeshjet e Kosovës dhe nuk e festoj 17 shkurtin. E tëra Kosova ishte pas kombëtares kuqezi në Evropian. E shfrytëzoj rastin të uroj 28 nëntorin që është e vetmja festë kombëtare. Në stadiumin ku luan Kosova, nuk e di a po luan Kosova a Bosnja me atë flamur. Kemi një kombëtare, Kosova mund të quhet përfaqësuese”, u shpreh Jashari.