“Kjo u detyru me ra prej katit t’dytë me mbytë vetën…” / Motra e 35 vjeçares tregon detaje të reja

Gazetarja e gazetës Insajderi edhe sot ndodhet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë. Aty ka folur me njërën prej shoqërueseve të Hamide Magashit e cila mbeti e v rarë nga tre plumbat e shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili.

Ajo i ka thënë se gazetares se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj.

“Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.

Ndërsa motra e saj Burbuqe Magashi tha se gruaja e v rarë nga ish-burri kishte t entuar edhe më herët ta v ras vetën. Sipas saj e motra ishte në i zolim terë kohën nga burri i saj.

Në një moment ajo thotë se edhe në banjo përcillej nga nëna e d orasit, vjehrra e saj.

“Kjo u detyru me ra prej katit të dytë me m bytë vetën. Qaq që ka pas m altretim prej krejt familjes së tyre, e i zoluar ka qenë, s’e kanë lanë me dalë në oborr. I kanë thënë derisa të lind 1 vit e gjysmë s’ki nevojë me shku te motrat në Llugaxhi”, tha ajo.