Xherdan Shaqiri ishte autor i golit të parë të Zvicrës në fitoren 3-2 kundër Serbëve. Mesfushori shqiptar shkëlqeu duke i treguar edhe një herë se ata janë “preja” e tij e preferuar.
Ndryshe nga ndeshjet e shkuara, sonte ai bashkë me Xhakën nuk mundën të festojnë me shqiponjën dykrenare pasi kjo është ndaluar kategorikisht nga FIFA.
Megjithatë gjithçka ishte organizuar mjaft bukur nga të dy shqiptarët. Siç shihet edhe në foto, në momentin e festimit, si Xhaka ashtu edhe Shaqiri shkojnë në cepin e fushës.
Ata bashkojnë kokat dhe hapin krahët njësoj si shqiponja dykrenare në flamur. Të mrekullueshëm!
Festë fantastike dhe ide gjeniale e dy lojtarëve që përfaqësojnë Zvicrën, por kurrë s’e kanë mohuar gjakun e tyre shqiptar. Edhe pse FIFA kishte paralajmëruar, aty ku thërret gjaku, siç duket gjithmonë gjendet zgjidhja. /newsport