A i falet xhenazja atij qe bënë vetëvrasje dhe kush do te ketë guximin ta varros Sokol Halilin

Sipas familjarëve, varrimi do të bëhet në orën 12:00, në Lagjen e Pajtimit.

“Të nderuar familjarë dhe dashamirë ju njoftojmë se varrimi i Sokol Halil Halili, bëhet nesër më 04.12.2022, në ora 12:00, në Lagjen e Pajtimit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Vetëvrasja është një nga mëkatet e mëdha në Islam. Vetëvrasja është një mëkat më i madh se vrasja e dikujt tjetër, pra nëse dikush vret një person tjetër vepron një mëkat më të vogël se të vrasë veten. Për këtë arsye dijetarët Islam kanë rënë në kundërshtime në lidhje me faljen e xhenazes së atij që vetëvritet. Ky kundërshtim ekziston vetëm për vetëvrasësin ndërsa për vrasësin nuk ekziston një kundërshtim i tillë, pra vrasësit i falët xhenazja.

Shumica e dijetarëve në lidhje me vetëvrasjen kanë rënë në një mendim se personi që vetëvritet nuk del nga feja, gjithashtu i falet edhe namazi i xhenazes. Imam Ebu Hanife dhe Imamët tjerë janë të mendimit se vetëvrasësit i falet xhenazja por atë nuk e fal i pari i vendit, atë mund ta falë dikush tjetër nga besimtarët.

Pejgamberi a.s. e ka theksuar në shumë hadithe se vetëvrasja është mëkat i madh.

Pejgamberi a. s. u thotë shokëve të tij: “ Qëndroni larg shtatë mëkateve shkatërruese për njeriun. Shokët i thanë, O I Dërguar, kush janë ato shtatë mëkate? Pejgamberi a. s. tha: “Shirku ndaj Allahut xh. sh., vrasja dhe vetëvrasja, ngrënia e pasurisë së jetimit, arratisja nga lufta, shpifja për zina për gruan e ndershme.”

Dënimi i personit i cili ka vrarë veten i jepet në mënyrën e vetëvrasjes, nëse ai e ka vrarë veten duke e prerë me thikë, atëherë në xhehenem do të dënohet në atë mënyrë. E kush e mbyt veten e tij në këtë botë me ujë ose me litarë, në atë botë do të dënohet në atë mënyrë.