Familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, në një rr ëfim ekskluziv për Periskopin kanë bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka v dekur në b urgun e Serbisë, më saktësisht në (Sremska Mitrovica), ku sipas d yshimeve të kësaj familjeje, Artani është v rarë në këtë b urg, vetëm sepse kishte tatu në gj oks; Adem Jasharin, emblemen e UÇK’së, dhe Skëndërbeun, shkruan Periskopi.
V dekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, ku tha se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.
Por si kishte përfunduar Zymberi në b urgun e Serbisë?
Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi i tregoi Periskopit se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte a rrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtligjshme.
Zymberajt i ishte caktuar masa e b urgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor, shkruan Periskopit.
I ndjeri ishte në këtë b urg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i b urgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”
I gjithë dyshimi i tyre për v dekjen e Artanit është sepse ai kishte tatu; “Adem Jasharin në gj oks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së.”
Deklarata e Nexhat Zymberajt:
Na sipas informatave të prifitit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka v dekur në burgun Mitrovicës Sremit. (Sremska Mitrovica) Prifti norvegjez, se këtu në Novergji prifit zakonisht i jep informatën që ka ndërruar j etë. Sigurisht përmes konsulatës ka ardh ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion.
Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u b urgos atje. Dhe madje e kanë d ënu 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry b urgun.
Ka qenë në b urgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë l ëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje.
Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrfarë kontakti.
Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatu, Adem Jasharin në gj oks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemen e UÇK’së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bojnë./Besarta Hoti/PERISKOPI/