Adora është vogëlushja 2-vjeçare, që vuan nga 6 diagnoza dhe aktualisht po kurohet në Itali. Ajo ka përkujdesjen e vetme të nënës së saj, Dorina Shema, pasi i ati i ka bra ktisur. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar të gjithë historinë e dhim bshme dhe gjithçka që po kalon. Dorina shumë e prekur ka theksuar se babai i Adorës kujtohet me të vetëm me kamera, pasi ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij.
“Ka qenë datë 5 qershor i 2020 kur Adora erdhi në jetë. Diagnozat i kanë ardhur muaj pas muaji. Në moshën 6-muajshe, u diagnostifikua fillimisht, më pas në muajin e 7 me një tjetër diagnozë që në Shqipëri është shumë e rrallë. Në moshën 9-muajshe me një tjetër dhe më pas me kromozomin 17Q12, që po ashtu është e rrallë në Shqipëri.
Shiko videon: