A dëshiron të kesh karrierën e Messit? “Jo e dua atë të Ronaldos sepse”… Mbappe habit me përgjigjen

Kylian Mbappe ka një tjetër paraqitje cilësore në këtë Botëror dhe është lideri i vërtetë i kombëtares franceze që dëshiron të mbrojë fronin në Katar.Për këtë duhen bërë edhe dy hapa, i pari konfirmimi i statusit të favoritit ndaj Marokut dhe më pas në finale të fitojnë Argjentinën e Leo Messit.

Një rol të madh, kyç mund të luajë Mbappé, i cili tashmë ka pesë gola në kampionat, një paraqitje që mund ta përmirësojë.Në prag të këtyre betejave, ylli i PSG-së kishte një koment interesant nëse kishte dashur të kishte një karrierë si Lionel Messi dhe përgjigja e tij ishte kështu:

– Dua të kem një karrierë si Ronaldo, sepse është e pamundur të imitosh Messin. Është tepër vonë për mua që të ndërtoj një karrierë si Messi”, ka thënë Kilian./shkruan/Gazeta Sport